Parisi është blinduar nga forcat e armatosura të policisë të gatshëm për një tjetër konfrontim me protestuesit “jelekë verdhë”, të cilët janë në javën e katër të demonstratave për kushtet e jetesës.
Dhjetëra rrugë të Parisit iu mbyllën trafikut, ndërkohë që Kulla Eifel, dhe muzetë më të famshëm të botës si e ajo e Orsayt dhe e Luvrit u mbyllën.
Mediat franceze raportojnë se këtë herë protestuesit pas tërheqjes së qeverisë për çmimin e naftës, kërkojnë daljen nga BE dhe nga NATO. “Jelekverdhët” kërkojnë edhe rritjen e pagës minimale me 40%.