Brexit në kaos, deputetët konservatorë kërkojnë mocion mosbesimi ndaj Theresa May

E mërkurë, 12 December 2018 11:16

Deputetët konservatorët kanë kërkuar votim mosbesimi ndaj kryeministres Theresa May, duke çuar procesin e Brexit në kaos.

Ata u shprehën se nuk kishin më besim tek kryeministrja mbi marrëveshjen për daljen nga BE.

"Unë do të kundërshtoj votimin e mosbesimit mesa do të mundem,"-tha May.

Ndërsa theksoi se një kryeministër i ri që do vijë duhet të hedhë poshtë ose të zgjerojë nenin 50, mekanizmin që e nxjerr Britaninë nga BE më 29 mars, "duke vonuar apo edhe duke ndalur Brexit".

Deputetët konservatorë do votojnë sot (12 dhjetor) nga ora lokale 18:00 deri në 20:00.

Ndërsa rezultati pritet të dalë një orë pas votimit.

May u shpreh se: "Ndryshimi i liderit të partisë Konservatore do vendosë të ardhmen e vendit në rrezik si edhe do krijojë pasiguri kur ne mund ta përballojmë atë".

Ajo theksoi se zgjedhja e lidershpit të partisë nuk do të ndryshonte bazat e negociatave apo aritmetikës parlamentare.

"Javët e shpenzuara për të shkatërruar njëri-tjetrin do krijojnë më shumë përçarje ashtu siç duhet të qëndrojmë së bashku për t'i shërbyer vendit tonë. Kjo nuk do të ishte në interesin kombëtar,"-tha May në deklaratën e saj.

Nëse May shkarkohet pas votimit, do zhvillohet një garë që mund të zgjasë deri në gjashtë javë për t'u përfunduar.

Mbrëmjen e së martës, ministrat paralajmëruan se nëse sfida rezulton e suksesshme për konservatorët, neni 50 mund të pezullohet.

Kandidatët e mundshëm për të udhëhequr Partinë Konservatore dhe për t'u bërë kryeministri i ri përfshijnë ish sekretarin e jashtëm Boris Johnson, sekretarin e brendshëm, Sajid Javid, sekretarin e jashtëm, Jeremy Hunt dhe sekretarin ndërkombëtar të zhvillimit Penny Mordaunt.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...