Hungarezët protestojnë kundër ligjit të punës

Premte, 14 December 2018 20:47

Rreth 2,000 hungarezë protestuan jashtë parlamentit kundër legjislacionit të ri që i lejon punëdhënësit të kërkojnë nga stafi që të punojë deri në 400 orë në vit jashtë orarit të punës, një reformë që kritikët e tij e kanë quajtur “ligji i skllevërve”.

Partia qeverisëse e Fideszit e kryeministrit Viktor Orban e aprovoi ligjin gjatë ditës, duke përdorur shumicën e saj të madhe pasi partitë e opozitës kërkuan të bllokonin votimin.

Protestuesit bërtitën “Tradhtarë, tradhtarë” dhe “Orban vafsh në ferr” përballë qindra policëve që qëndronin jashtë ndërtesës së parlamentit. Ata u gjunjëzuan para parlamentit duke treguar që me këtë ligj do t’i kthejnë në skllevër.

Një fotograf i Reuters tha se turma hodhi objekte drejt oficerëve të policisë, të cilët u përgjigjën me spray djegës dhe gaz lotsjellës kundër protestuesve.

Sindikatat mendojnë se punonjësit mund të shfrytëzohen prej punëdhënësve për të punuar jashtë orarit dhe pa u paguar ashtu siç duhet.

Orban ka ndërtuar një sistem që kritikët e tij e shohin si autokratik, duke prekur bizneset, akademinë, gjykatat dhe mediat. Por, ai rrallë i ka zemëruar grupet e ndryshme zgjedhore në të njëjtën kohë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...