Italia me ligj të ashpër ndaj korrupsionit, kërkon largimin përjetë nga administrata

E Enjte, 20 December 2018 20:49

Italia sapo ka miratuar ligjin e ri antikorrupsion i cili synon të luftoj korrupsonin në administratën publike e sjellë një transparencë të plotë ndaj financimeve partiake.

Individët e dënuar për korrupsion do të largohen përjetë nga postet në administratën publike italiane e të gjitha forcat politike, lëvizjet politike, shoqatat e lidhura me to apo fondacaionet kanë detyrimin e publikimit online të të gjitha financimeve që nga shuma minimale 500 euro

Ky ligj i kërkuar fortësisht nga forca qeverisëse Lëvizja 5 Yje u miratua me shumicë votash nga Parlamenti Italian me votat kundër të demokratëve, e me mungesën në sallë të deputetëve të partisë Forza Italia me lider ish-kryeministrin Silvio Berlusconi.

“Është një ditë historike”, u shpreh në sallën e parlamentit ministri italian i Drejtësisë Alfonso Bonafede. “Është një ligj për të gjithë qytetarët e ndershëm e për të gjithë sipërmarrësit që duan ta kryejnë mirë punën e tyre e për të gjithë personat që do ta bëjnë këtë vend të rilind.”

“Ia arritëm më në fund që në Itali kush korrupton apo korruptohet të ndëshkohet me ligj”, tha ai.

Ligji i ri italian i antikorrupsionit parashikon norma të reja e mjaft të ashpra për këdo që dënohet qoftë dhe në shkallën e parë të gjykimit për korrupsion.

Ky ligj largon përjetësisht nga postet publike të gjitha ata persona të dënuar për korrupsion, ryshfet, e përvetësim të pronës publike, të gjitha ata të dënuar për tentativë ryshfeti, korrupsioni e përvetësimi të planifikuar, si dhe të gjitha ata persona që ndikojnë e favorizojnë trafiqet e paligjshme. U hiqet përjetë mundësia e kontaktimit me administratën publike të gjithë sipërmarrësve të dënuar për korrupsion apo ryshfet.

Masa e dënimit për persona të dënuar për korrupsion, ryshfet e përvetësim ndryshon nga dënimi minimal 1 vit që ishte parashikuar në ligjin e mëparshme, në 3 vjet, e nga 6 vjet dënimi maksimal në 8 vite. Si dhe eliminohet masa e dënimit alternativ për të gjithë ata individë të dënuar për korrupsion.

Ky ligj vendos gjithashtu se të gjitha, partitë, forcat polite, lëvizjet poltike, shoqatat apo fondacionet e lidhura m to kanë detyrimin të publikojnë on line të gjitha financimet që i bëhen nga individë apo donatorë të nisura nga minimumi 500 euro. Gjithashtu të gjitha forcave politike u ndalohet marrja e kontributeve, përfitimeve apo dhe të formave të tjera mbështetëse nga qeveri apo organe publike të vendeve të huaja apo dhe nga persona juridikë rezidentë në një shtet tjetër.

“Ky ligj i kthen dinjitetin Italisë”, kanë deklaruar deputetët e 5 Yjeve, ndërsa për demokratët në opozitë, është një reformë e rrezikshme për sistemin e drejtësisë që shndërron individët ende në një proces gjykimi në fajtor të mundshëm.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...