Përleshje Katalonjë, protestuesit dhe policia

Premte, 21 December 2018 14:32

Mbështetësit e pavarësisë bllokuan rrugët në disa pjesë të rajonit të Katalonjës, gjatë kohës që ministrat e qeverisë spanjolle zhvillonin një mbledhje në Barcelonë.

Vendimi për ta zhvilluar takimin e kabinetit në Barcelonë, erdhi disa muaj pasi udhëheqësit separatistë u burgosën pas përpjekjeve të dështuara për të shpallur pavarësinë e rajonit nga Spanja.

Kryeministri Pedro Sánchez dhe kreu katalan Quim Torra ranë dakord të enjten për të pasur një "dialog efikas". Mediat vendore presin që numri i protestuesve kundër Madridit të rritet më tej në ditët në vijim.

Protestat në rajon u koordinuan nga grupi radikal i quajtur Komiteti për Mbrojtjen e Republikës. Pas fillimit të mbledhjes së kabinetit, pati përleshje midis policisë dhe protestuesve. Mbledhja e qeverisë u zhvillua saktësisht një vit pasi qeveria qendrore e Spanjës shpalli zgjedhjet e parakohshme në Katalonjë për të kundërshtuar vendimet e marra pro shkëputjes së rajonit.

 Zoti Sánchez erdhi në pushtet në qershor si kreu i një qeverie të vogël socialiste. Kabineti vendosi në mbledhjen e së premtes të rrisë me 22% pagën minimale mujore nga 736 euro në 900 euro, vendim që do të hyjë në fuqi në janarin e ardhshëm

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...