Dhjetëra të vrarë nga shpërthimet në Somali

Saturday, 22 December 2018 12:33

Policia në Somali thotë se të paktën gjashtë persona janë vrarë, pas shpërthimit të dy bombave në afërsi të pallatit presidencial në kryeqytetin Mogadishu.

Një zyrtar ushtarak tha se në mesin e të vrarëve ka ushtarë dhe civilë.

“Numri i viktimave ka shkuar në 13, ku përfshihen civilë dhe ushtarë. Ndërkaq të plagosur janë edhe 17 persona të tjerë”, tha ky zyrtar.

 

Grupi ekstremist, al-Shabaab ka marrë përgjegjësinë për shpërthimet me bomba.

Al-Shabaab po kërkon që të rrëzojë Qeverinë somaleze dhe të zbatojë interpretimin e tij strikt të ligjit islamik. Grupi ekstremist ka vrarë mijëra somalezë dhe qindra civilë në mbarë Afrikën Lindore, gjatë kryengritjes së tij prej një dekade.

 

Login to post comments