2019, më shumë të djathtë në Parlamentin Europian

Tuesday, 25 December 2018 18:27

Bashkimit Europian iu desh të menaxhonte shumë kriza më 2018, që nga bisedimet e zvarritura për Brexitin, grindjet për tregëtinë me SHBA, rritjen e populizmit të djathtë, konfliktet me Poloninë, Hungarinë dhe Rumaninë për mungesën e shtetit të së drejtës. A mund të bëhet më keq? Po, mund të bëhet, por jo doemos.

Në maj 2019 do të zgjidhet një Parlament i ri Europian, i vetmi parlament supranacional i zgjedhur në mënyrë demokratike në botë. Pastaj në vjeshtë bëhet emërimi i personave për gjithë postet kryesore europiane, që nga presidenti i Komisionit deri tek presidenti i Bankës Europiane. Nëpërmjet kësaj nuk është se zgjidhen krizat, por krijohet mundësia për një fillim të ri.

Më shumë radikalë në parlament

Nëse i beson studiuesve të zgjedhjeve atëherë numri i rakidalëve të djathtë dhe populistëve deputetë në Parlamentin Europian do të rritet nga dhjetë që është sot në 20 përqind, pra do të dyfishohet. Fraksioni më i fortë nuk do të bëhen kundërshtarët e BE, por ata do të marrin më shumë ndikim dhe mund të zvarrisin integrimin dhe reformat. Rezultati i zgjedhjeve do të pasqyrojë pakënaqësinë në rritje të popullsisë ndaj BE. Mendimi se anëtarësia në BE nuk sjell asgjë, ka pak të bëjë me faktet, por populistët dinë ta ndezin këtë ndjenjë, duke filluar që nga populistët e Le Penit në Francë, tek Salvini në Itali dhe Gauland në Gjermani. Të mbytur me migrantë, të varur nga globalizimi? Këtij imazhi të errët dhe të gabuar duhet t'i kundërvihen përkrahësit e BE. Kursit nacional me "vendi im i pari”, i duhet kundërvënë "Europa është për mua e rëndësishme” për mirëqënien dhe paqen.

BE do të zvogëlohet

Me largimin e britanikëve Bashkimi Europian zvogëlohet për here të parë në histori Kjo do të shkaktojë rënien e fuqisë, të paktën në politikën e jashtme dhe të sigurisë. Pa forcën ushtarake të Britanisë së Madhe, BE nuk ka shumë force në botë. Nga pikëpamja ekonomike, europianët mund t'ia dalin mbanë edhe pa britanikët. Dëmi është më i madh për britanikët vetë. Që Brexiti do të ketë fillimisht pasoja negative e ka pranuar edhe vetë qeveria. Për shkak të bllokadës totale në Dhomën e Ulët të Parlamentit, ekziston ende mundësia që Brexiti të shtyhet, gjë që mirë do ishte të ndodhte, pavarësisht se si.

Populistët e Italisë mbeten sfidë

Mbas shkëputjes së Britanisë, që paguan në BE, do bëhen më të rëndësishëm ato vende të tjera që po ashtu paguajnë, si për shembull Italia. Ata duhet të paguajnë më shumë në buxhetin e përbashkët, por pikërisht qeveria populiste në Itali mbetet një faktor sigurie për BE. Udhëheqësi i Legës radikale të djathtë, Matteo Salvini, është si ministër i Brendshëm, i pakënaqur. Ai kërkon të bëhet kryeministër dhe prandaj do të bëjë fushatë duke e kthyer Brukselin në kokë turku. Nëse Italia përfundon në recesion, për këtë është fajtor Komisioni i BE. Pak shpresë ekzistën që grindja aktuale për buxhetin e 2019 arriti të shuhej pak në dhjetër, megjithë borxhet e mëdha italiane. Por buxhetet më të vështira për Italianë janë 2020 dhe 2021.

BE i duhen impulse

Kundërpeshë për populistët kundërshtarë të BE është aktualisht presidenti francez Emmanuel Macron me partinë e tij pak të konsoliduar. Nëse Macron humbet vrullin mbas protestave të "Jelekverdhëve”, atëherë BE humbet fuqinë shtyrëse. Prandaj vitin tjetër duhet të vijnë impulse edhe nga Berlini. A do jetë mbase një koalicion i ri i konservatorëve dhe Të Gjelbërve, me një personel të ri udhëheqës, më entuziast për Europën, apo vazhdon Merkel t‘i ngatërrojë këmbët nëpër zgjidhjet e krizave?

Pavarësisht nga kriza e brendshme në BE, stuhitë në politikën e jashtme do të shtohen: kërcënime nga Rusia, konkurencë me Kinën për teknologjinë e lartë dhe ndikimi në Afrikë, si dhe bërësi i paparashikueshëm i deal-eve në Shtëpinë e Bardhë. Kthesa në ekonominë dixhitale, që përdor inteligjencën artificiale dhe ekonomia e dobët do të kërkojë shumë fuqi më 2019 dhe shumë ide. Komisioni i BE mund të fitojë këtu pikë. Këtu Europa mund të tregoj se bashkë mund të arrihet më shumë se vetëm. Po, viti 2019 do të jetë viti i 30 në ndryshimet shoqërore në Europën lindore dhe nuk do të jetë i lehtë, po asnjëherë nuk është e lehtë. BE është e mësuar me trajtimin e krizave. Kështu që ajo do e menaxhojë edhe tjetrën, pavarësisht kush do të jetë ajo.

/DW/

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...