2018, viti i gruas në SHBA

E mërkurë, 26 December 2018 14:39

2018-a u quajt Viti i Gruas, pasi një numër rekord grash u zgjodhën në organe legjislative kombëtare, shtetërore e vendore në mbarë Shtetet e Bashkuara. Në këtë grup të larmishëm gjen disa gra që për herë të parë u përfshinë në politikë kur vunë kandidaturë për zgjedhjet e 6 nëntorit, në përgjigje të politikave të administratës Trump.

Në janar, Kongresi i ri do të ketë plot fytyra të reja. Ndër ta, 126 gra – një numër rekord — do të bëjnë betimin. Kjo u arrit pjesërisht nga një mobilizim masiv për të nxitur gratë të votonin.

Që nga fillimet e administratës aktuale, komentet e Presidentit Trump mbi gratë, si dhe politikat e tij nxitën mijëra gra të dilnin në protesta. Ndërkohë, disa prej tyre u frymëzuan të konkurrojnë për poste që të punonin për ndryshim.

“Marshimi i grave në janar 2017 shënoi fillimin e kësaj lëvizjeje. U shndërrua në një aktivizëm të përqendruar ku shumë gra u përfshinë të nxitura nga revoltimi i shkaktuar nga komentet e presidentit dhe nga qëndrimet e tij,” thotë Guian McKee me Universitetin e Virxhinias.

Ajo që e ka acaruar edhe më tej revoltimin e grave janë akuzat për ngacmime seksuale në vendin e punës. Kjo çështje ka ndezur një debat kombëtar dhe u bë shkëndija për lëvizjen #MeToo. Lëvizja ka goditur një numër figurash publike si aktorin e famshëm, Bill Cosby, i cili tani vuan dënimin, i shpallur fajtor për drogimin dhe përdhunimin e një gruaje vite më parë.

“Ishte fitore për të gjitha viktimat e sulmeve seksuale,” tha një nga akuzueset e Bill Cosbyt. Ish-mjeku i ekipit amerikan të gjimnastikës, Larry Nassar u shpall fajtor dhe u dënua për krime seksuale ndaj më shumë se 100 vajzave, përfshirë konkurrente në Lojërat Olimpike.

“Megjithëse jam viktimë, unë nuk e jetoj dhe nuk do ta jetoj jetën si viktimë,” tha gjimnastja Jordan Wieber. Gjykatësi Brett Kavanaugh, i zgjedhur nga Presidenti Trump për anëtar i Gjykatës së Lartë, u përball me akuza seksuale.

“Isha e bindur se do të më përdhunonte. U përpoqa të thërras për ndihmë,” tha akuzuesja e gjykatësit, Christine Blasey Ford.

“Nuk kam bërë kurrë një gjë të tillë ndaj saj apo dikujt tjetër. Nuk jam i tillë,” u përgjigj Gjykatësi Kavanaugh. Kavanaugh u konfirmua si anëtar i Gjykatës së Lartë por akuzat kundër tij e ndezën më tej debatin për të drejtat e grave. “Gjatë gjithë historisë amerikane, revoltimi që ndjenin gratë nga pabarazia ka qenë motivues për angazhimin e tyre në politikë,” thotë një aktiviste.

Si rezultat, thonë analistët, këtë radhë ka një numër rekord grash në politikë. “Votuesit kishin mundësi të zgjidhnin udhëheqës që përfaqësojnë ata dhe Amerikën. Konkurruan kandidatë të larmishëm, të racave të ndryshme, etnive të ndryshme, kandidatë të komunitetit LGBT,” thotë Molly O’Rourke e Universitetit Amerikan.

Votuesit zgjodhën një grup të larmishëm grash, ndër to një palestinezo-amerikane dhe një somalezo-amerikane. Këto janë gratë e para myslimane në Kongres. “Votuesit prej vitesh janë velur nga mënyra si udhëhiqet Uashingtoni. Pjesërisht pasi dukej sikur të njëjtit njerëz ishin gjithmonë në qeverisje,” thotë thotë Molly O’Rourke e Universitetit Amerikan.

Por Uashingtoni ende dominohet nga burrat. Gratë përfaqësojnë më pak se 25% të posteve drejtuese në Uashington, megjithëse përbëjnë 51% të popullsisë. Megjithë rrugën e gjatë përpara, aktivistet për të drejtat e grave parashikojnë se Viti i Gruas do të vazhdojë përtej 2018-ës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...