Një biznesmen që po mundohej për të marrë “të drejtën për t’u harruar” ka fituar një seancë të Gjykatës së Lartë në Mbretërinë e Bashkuar kundër Google.
Biznesmeni kërkoi që rezultatet e kërkimit për një krim të shkuar që ai kishte kryer të largohej nga motori i kërkimit. Identiteti i tij nuk është bërë publik për shkak të këtij rasti.
Gjyqtari, z. Justice Mark Warby ka vendosur situatën në favor të tij të premten.
Por gjyqtari hodhi poshtë një kërkesë të veçantë të bërë nga një biznesmen tjetër i cili kishte kryer një krim më serioz. Ky është rasti i vetëm që gjykata shkon nga ana e kundërt e Google.
Për këtë, Google tha se do të pranonte vendimet.
“Ne punojmë shumë për të respektuar të drejtën për t’u harruar, por ne kujdesemi shumë që të mos heqim rezultatet e kërkimit që janë në interes të publikut. Ne jemi të kënaqur që Gjykata i njohu përpjekjet tona në këtë fushë dhe ne do të respektojmë gjykimet që kanë bërë në këtë rast”, u tha në një deklaratë.