Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka mbërritur në Beograd. Shefi i Kremlinit është pritur në aeroportin e Beogradit “Nikola Tesla” nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.
Pritet që gjatë takimit kokë më kokë dy homologët të diskutojnë për çështjen e Kosovës. Vizita e Putin në Serbi është pritur me mjaft entuziazëm. Ndërsa veriu i Mitrovicës u zgjua sot mbuluar nga flamujt rusë.
Kujtojmë se jo më larg se dje presidenti rus hodhi akuza të rënda ndaj SHBA-së, duke u shprehur se po destabilizon Ballkanin.