Tensione në Athinë, protestë kundër marrëveshjes me Maqedoninë

Diel, 20 Janar 2019 18:07

Mijëra protestues u mblodhën të dielën në Sheshin Sintagma të Athinës për të demonstruar kundër marrëveshjes për ndryshimin e emrit të Maqedonisë në Maqedonia e Veriut. Disa protestues u përleshën me policinë deri në shkallët e ndërtesës së parlamentit.

Përleshjet midis protestuesve dhe policisë u shkallëzuan të dielën në një tubim kundër marrëveshjes së emrit të Maqedonisë së Veriut. Ndryshimi i emrit është rezultat i mosmarrëveshjeve mes Maqedonisë dhe Greqisë mbi historinë dhe identitetin kombëtar që zgjati 27 vjet.

Protesta po organizohet jashtë Parlamentit të Greqisë, i cili pritet të fillojë një debat për ratifikimin e marrëveshjes të hënën dhe të votojë mbi të deri të premten. Protestuesja Natasha Afanasiadou thotë se nuk shihte "asnjë mënyrë" që të mos shkonte në demonstratë:

“Nuk është e drejtë të rrija në shtëpi kur ndodhin gjëra të tilla. Kam një fëmijë dhe nuk dua të shikoj prapa dhe të mendoj se nuk kam protestuar për këtë çështje".

"Referendumi do të ishte zgjidhja më e mirë. Le të vendosin njerëzit. Kjo marrëveshje u miratua pa i kërkuar mendimin njerëzve dhe pa informuar parlamentin. Kryeministri dhe ministri i Jashtëm vepruan vetë pa pyetur popullin grek", thotë protestuesi Dimitrious Oppas.

Greqia dhe Maqedonia ranë dakord qershorin e kaluar për një marrëveshje që do të ndryshonte emrin e fqinjit verior të Greqisë në Maqedonia e Veriut. Në këmbim, Greqia do të heqë dorë nga kundërshtimet e saj ndaj vendit që të bashkohet me aleancën e NATO-s.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...