Parlamenti britanik miratoi një projektligj që synon të ndëshkojë deri në dy vite burg ata që bëjnë fotografi nën fundet e femrave.
Ky ligj pritet të nënshkruhet nga t mbretëresha Elizabeth II, që është njëkohësisht etapa e fundit e procesit legjislativ në Britaninë e Madhe.
Ai erdhi si kërkesë nga Gina Martin pas një fushate të zhvilluar për një vajzë 27 vjeçe, e cila ka qenë vetë viktimë e kësaj praktike.
Dy persona i kishin bërë asaj një foto nën fund gjatë një festivali në Londër në vitin 2017 dhe më pas e kishin shpërndarë foton nga telefonat e tyre