Britania ka nxjerr një program për të ndihmuar në regjistrimin e rreth 3.5 milionë qytetarëve të BE-së që jetojnë në Britani të Madhe. Plani hyri në fazën e testimit këtë të hënë. Shtetasit e BE që duan të qëndrojnë duhet të aplikojnë për statusin e zgjidhur, dhe të paguajnë një pagesë prej £ 65 ($ 83) për të rriturit dhe £ 32.50 për fëmijët.
Autoritetet do të “nxjerrin një sistem që do ta bëjë të lehtë dhe të drejtpërdrejtë që qytetarët e BE të marrin statusin”, tha Ministri i Emigracionit Caroline Nokes.
Megjithatë, besimi tek autoritetet është i ulët, pjesërisht për shkak të skandalit Windrush të kohëve të fundit, në të cilin banorët e Mbretërisë së Bashkuar, të ardhur prej një kohe të gjatë nga Karaibet u dëbuan ose u arrestuan sepse nuk mundën të prodhonin dokumente për të vërtetuar të drejtën e tyre për të jetuar në vend.