Berluskoni kërkon rikthimin në politikë

Premte, 25 Janar 2019 22:46

Në një video mesazh për 25-vjetorin e “Forza Italia”, ‘Kavalieri’ që po shkon drejt 83-vjetorit paralajmëron për rrezikun që vjen nga Lëvizja 5 Yjet “M5s” dhe përsërit apelin e vitit 1994, i cili, siç pohon ai, është ende “dramatikisht aktual”.

“Ndjenja ime e përgjegjësisë kërkon që unë të zbres në fushë në prag të zgjedhjeve të Parlamentit Europian, sepse edhe një herë, si në vitin 1994, vendi ynë është në rrezik serioz”. Kështu shprehet Silvio Berluskoni. “M5s – shpjegoi ai – është një forcë politike moderne në përdorimin e mjeteve të reja të komunikimit, por shumë e vjetër në përmbajtje dhe propozime. Në programet e tyre dhe në fjalimet e tyre është më e keqja e shekullit të njëzetë”.

“Janë kundër ekonomisë së tregut, kundër infrastrukturës, kundër demokracisë parlamentare, kundër sundimit të ligjit, kundër garancive tona të drejtësisë dhe lirisë – vazhdon Berluskoni – dhe madje e kanë transformuar edhe të drejtën e prezumimit të pafajësisë të garantuar me Kushtetutë në prezumim fajësie”.

Lideri i Forza Italia shpjegon se 25 vjet më parë “hyri në politikë për të parandaluar që vendi të binte në duart e një të majte ende komuniste”.

“Sot, ajo e majtë nuk ekziston më, por ndjenja ime e përgjegjësisë më shtyn të zbres sërish në ‘fushën e betejës’ në prag të zgjedhjeve të Parlamentit Europian, sepse përsëri vendi është përballë një rreziku shumë të madh” me Lëvizjen me 5 yjet.

Dhe apeli i vitit 1994, thotë ai, është “dramatikisht aktual edhe sot”.

Pastaj shkon më tej: “Kërkoj të zbrisni në fushë edhe ju, tani, menjëherë, para se të jetë tepër vonë”. Për një shoqëri të lirë ku nuk ka frikë, ku në vend të zilisë sociale dhe urrejtjes së klasave janë bujaria, solidariteti, dashuria për punë dhe respekti për jetën. Kjo është ëndrra ime e atëhershme, projekti im, ai për të cilin kam punuar për 25 vjet, por është ende e ardhmja që dua për vendin tonë”.

Berluskoni thekson se “me disa vite më shumë, me më shumë përvojë, me më shumë marrëdhënie ndërkombëtare, por me të njëjtën vendosmëri dhe entuziazëm, unë kthehem në lojë, sepse ndjenja ime e përgjegjësisë ma imponon, vendi që dua e meriton, italianët e meritojnë, fëmijët tanë e meritojnë.

Perspektiva e një Evrope të ndryshme dhe më të mirë në të cilën Italia luan një rol protagonist është një bast që ne nuk mund ta humbim dhe për të cilin, me autoritetin që ende gëzoj në PPE dhe në Evropë, jam gati të përkushtohem me të gjithë angazhimin tim. Është një domosdoshmëri që më vjen nga thellësia e zemrës. Për këtë ju them përsëri, pas 25 vitesh nga hera e parë: Forca Italia, Forca Evropë, rroftë Italia”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...