Maqedonia do të bëhet Republika e Maqedonisë së Veriut, pas dy javësh

Diel, 27 Janar 2019 10:03

Maqedonia do të bëhet Republika e Maqedonisë së Veriut për rreth dy javë, kur sipas procedurës duhet të hyjë në fuqi Marrëveshja e Prespës.

Parlamenti i Greqisë me 153 vota “për” e ratifikoi marrëveshjen historike me të cilën e jepet fund kontestit shumëvjeçar të emrit. Më parë, Kuvendi i Maqedonisë me 81 vota “për” i miratoi katër amendamentet kushtetuese të parashikuara me Marrëveshjen e Prespës dhe pastaj me numrin e njëjtë të votave solli vendim për shpalljen e amendamenteve 33, 34, 35 dhe 36 me të cilat ata bëhen pjesë të Kushtetutës. Me këtë, emri i vendit Republika e Maqedonisë së Veriut për përdorim të përgjithshëm, me gjuhën maqedonase të pranuar dhe nacionalitetin maqedonas.

Sipas procedurës, tani presidenti i Greqisë duhet ta nënshkruajë Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës dhe të publikohet në Gazetën Zyrtare. Publikimi do të bëhet të hënën, më 28 janar, dhe me këtë do të bëhet Ligj zyrtar, njofton agjencia e lajmeve INA.

Pastaj Greqia duhet ta njoftojë sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s se Marrëveshja e Prespës është ratifikuar në Kuvendin e Greqisë, dhe më pas 29 përfaqësuesit të vendeve anëtare të NATO-s duhet ta nënshkruajnë Protokollin për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa duhet të ratifikohet edhe në kuvendet e vendeve të tyre.

Protokollin për anëtarësimin në NATO duhet ta ratifikojë Parlamenti i Greqisë dhe pastaj Greqia të dërgojë shënim verbal në Maqedoni me të cilën do ta informojë për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës dhe për Protokollonin për NATO.

Pas marrjes së shënimit Maqedonia duhet të dërgojë shënim në Greqi dhe në Kombet e Bashkuara se Marrëveshja hyn në fuqi. Pastaj, Maqedonia me letër do t’i njoftojë Kombet e Bashkuara dhe organizatat ndërkombëtare se vendi tani quhet Republika e Maqedonisë së Veriut.

Pas pranimit zyrtar të emrit pason hapja e ambasadave të të dy vendeve. Zyrat e deritanishme për lidhje me Shkupin dhe Athinën do të shndërrohen në ambasada.

Login to post comments