Turqia lëshon urdhër-arreste për 14 ushtarakë

Premte, 01 February 2019 13:52

Prokurorët turq sot lëshuan urdhër-arresti për 14 ish-oficerë ushtarakë për lidhje të dyshuara me organizatën FETO, e cila sipas Turqisë qëndron pas tentimit të dështuar për grusht shteti në korrik të vitit 2016.

Urdhri u lëshua nga Zyra e kryeprokurorit shtetëror në Ankara në kuadër të hetimeve në vazhdim rreth infiltrimit të grupit terrorist brenda ushtrisë turke, zbuloi një burim i policisë, i cili dëshiroi të mbetet anonim, shkruan Anadolu Agency (AA), transmeton Neësbomb.al.

Në mesin e të dyshuarve janë 11 pilotë, të cilët janë pjesëtarë të forcave të armatosura turke.

FETO dhe lideri i saj Fetullah Gülen, i cili ndodhet në SHBA, sipas Turqisë orkestroi grusht shtetin e dështuar të 15 korrikut, duke lënë të vrarë 251 persona dhe rreth 2.200 të plagosur.

Organizata të cilën Turqia e konsideron si terroriste FETO në vitet e ’70-ta të shekullit të kaluar filloi infiltrimin e ithtarëve të saj në institucionet e sigurisë së Turqisë, ashtu që në vitet e ’80-ta në mënyrë të konsiderueshme të forcojë piramidën e saj paralele në kuadër të këtyre institucioneve dhe më në fund më 15 korrik 2016, u përpoq të bënte grusht shteti ushtarak që synonte rrënimin e rendit kushtetues dhe përmbysjen e autoriteteve të zgjedhura në mënyrë demokratike në Turqi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...