Lideri venezuelian, Niсolas Maduro, ka bërë thirrje për zgjedhje të parakohshme në Asamblenë Kombëtare, një organ legjislativ i dominuar nga opozita dhe i udhëhequr nga Juan Guaido, i cili e deklaroi veten si president i përkohshëm javën e kaluar.
Deklarata e Maduros vjen ndërsa mijëra venezuelianë janë tubuar prej ditësh në rrugët e kryeqytetit të vendit, Karakas, në mbështetje të Guaidos dhe kundër qeverisë së tij.
Guaido mori mbështetje të menjëhershme nga SHBA dhe aleatët e saj në Amerikën Latine dhe Evropë, ndërsa Rusia, Meksika, Kina dhe vende të tjera kërkuan të mos ndërhyjnë në situatën e brendshme në vend.
Zgjedhjet e rregullta parlamentare pritet të mbahen në Venezuelë në vitin 2020. Presidenti tha se ai do të konsultohet me Asamblenë Kushtetuese Venezueliane për çështjen në fjalë, një organ i zgjedhur në 2017 për të hartuar kushtetutën e re.
Nëse asambleja mbështet propozimin, votimi do të caktohet brenda një periudhe të shkurtër.