Janë të paktën 27 ushtarë të mbetur të vrarë gjatë një sulmi taleban kundër një baze ushtarake në provincën afgane të Kunduz.
Lajmin e bëjnë të ditur burime zyrtare që sqarojnë që në sulmin e ndodhur herët në mëngjes, vdiqën 23 ushtarë dhe 3 pjesëtarë të forcave lokale të policisë dhe u plagosën 12 të tjerë.
Zëdhënësi i talebanëve, Zabihullah Mujahid ka marrë përsipër sulmin.