“El Chapo” është arratisur dy herë dhe autoritet e SHB-së kanë vendosur që ta izolojnë atë në një burg të sigurisë shumë të lartë, dy orë larg Denverit. Që nga hapja në vitin 1994, asnjë i burgosur nuk është arratisur nga kjo godinë,e njohur ndryshe si “ADX” . Këtu Joaoquín “El Chapo” Guzmán do të kalojë pjesën tjetër të jetës së tij .
Në burgun ku do të izolohet “El Chapo” ndodhen të dënuarit më të rrezikshëm të Amerikës dhe në total janë 400 të dënuar. Duncan Levin, një ish-prokuror federal, e përshkroi godinën në si një njësi strehimi të sigurt për “kriminelët më të rrezikshëm dhe famëkeq në botë”.