“Në burg, por kurrë në ushtri”, protestuesit në Jerusalem përplasen me policinë (FOTO/VIDEO)

Premte, 08 Mars 2019 09:39

Qindra njerëz kanë dalë të protestojnë në rrugët e Jeruzalemit kundër qeverisë, shkruan “RT”.

Anëtarët e komunitetit Haredi, të veshur me kapele të zeza dhe xhaketa të gjata, akuzojnë qeverinë se po bën përpjekje të shtypë fenë e tyre.

“Drafti është përndjekje fetare”, “Në burg, por kurrë në ushtri!”, janë disa prej deklarimeve të tyre.

 

Rreth 500 veta që i përkisnin lëvizjes së fraksionit të Jeruzalemit, u përleshën me policinë të enjten pasi forcat e sigurisë u përpoqën të shpërndanin turmën që kishte bllokuar trafikun dhe shërbimin hekurudhor.

 

Të paktën 30 hebrenj ultra-ortodoksë janë arrestuar pas përfundimit të protestës.

Video nga përplasjet tregojnë policinë duke përdorur taktika mjaft brutale për të marrë kontrollin e situatës.

Protestuesit kundërshtojnë një projektligj të Forcave Mbrojtëse të Izraelit. Shumë persona në komunitetin ultra-ortodoks shmangin shërbimin ushtarak të detyrueshëm, që vlen për shumicën e izraelitëve dhe komuniteti historikisht ka gëzuar përjashtime nga ushtria në favor të studimeve fetare.

Modifikuar më Premte, 08 Mars 2019 09:44
Login to post comments