“Jelekët e verdhë” nuk ndalen, 17 të shtuna me radhë në protesta

Saturday, 09 Mars 2019 22:01

Edhe këtë të shtunë të ashtuquajturit ‘Jelekët e verdhë’ në Francë kanë vijuar protestën e tyre. Qindra protestues kanë dalë sot në rrugët e Parisit si dhe në qytete të tjera të vendit për 17 të shtuna me radhë, për të ushtruar presion ndaj Qeverisë së presidentit Emmanuel Macron që të ndryshoj politikën për të cilën konsiderojnë se favorizon të pasurit.

Marshi i Parisit i “jelekëve të verdhë” filloi tek Porta Triumfale, ndërsa përfundoi tek Kopshtet e Luksemburgut, ku është selia e Senatit.

Këtë të shtunë marshin e kryesuan gratë, një ditë pas Ditës Ndërkombëtare të Gruas duke tentuar të tregojnë për barazinë e të drejtave të gjinive.

Numri i protestuesve është duke u zvogëluar nga java në javë, ndërsa mendimi publik konsideron se “jelekët e verdhë” kanë mbështetje gjithnjë më të vogël tek francezët për shkak të dhunës dhe dëmeve të mëdha materiale.

Login to post comments