Japonia ndalet dhe kujton 8 vjetorin e katastrofës së Fukushimës, njohur ndryshe si katastrofa e trefishtë, për shkak të tërmetit me magnitudë 9, që shkaktoi një cunam apokalitik si dhe aksidenti fatal në centralin nuklear të Fukushimës, i cili solli një radiacion të madh.
Në 14:46 fiks, një minutë heshtje në Teatrin kombëtar të Tokios, kohë në të cilën ndodhi tërmeti në 11 mars 2011, i cili solli më pas cunamin shkatërrues në brigjet e Tohoku, ku dallgët gjigande shkatërruar gjithcka gjenin përpara, si dhe shkaktoi vdekjen e më shumë se 15000 njerëzve dhe zhdukjen e rreth 2500 të tjerëve.