Franca dhe Gjermania me asamble të përbashkët parlamentare

Tuesday, 12 Mars 2019 15:27

Asambleja Kombëtare e Francës e ka miratuar marrëveshjen e cila parashikon krijimin e një asambleje të përbashkët parlamentare me qëllim forcimin e bashkëpunimit mes Francës dhe Gjermanisë.

Marrëveshja u pranua me mbështetjen e dhënë nga Lëvizja Republika në Marshim (LREM) e cila është në pushtet dhe themeluesi i së cilës është presidenti Emmanuel Macron, Partia e Republikanëve (LR) e qendrës së djathtë, Partia Socialiste (PS) e qendrës së majtë dhe Lëvizja Demokratike (MoDem).

Pritet që marrëveshja të hyjë në fuqi kur ajo të miratohet edhe nga Asambleja Federale e Gjermanisë dhe në rast se ajo miratohet seanca e parë do të mbahet më 25 mars në Paris.

Në asamblenë e cila do të mblidhet dy herë në vit, do të jenë të pranishëm 100 deputetë, nga 50 për secilin vend. Thuhet se marrëveshja u lejon vendeve të heqin dorë nga rregullat e ligjit kombëtar në rajonet kufitare.

Themelet për forcimin e bashkëpunimit mes Francës dhe Gjermanisë u hodhën me Marrëveshjen e Aachen-it të nënshkruar më 22 janar. Marrëveshja synon të fillojë një epokë të re të bashkëpunimit mes dy vendeve, të sjellë partneritetin në një nivel të ri dhe për t’u përgatitur për sfidat me të cilat ballafaqohet Evropa.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...