Një ish-futbollist kolumbian është arrestuar mbrëmë nga policia në Cali pasi akuzohet si pjesë e një rrjeti trafiku ndërkombëtar droge. Jhon Viafara lojtar i cili në karrierën e tij ka luajtur edhe në La Liga me Real Sociedad apo në Angli me Portsmouth dhe Southampton, ka përfunduar në pranga pasi është ndalur nga policia kolumbiane me kërkesë nga antidroga amerikane që kërkon ekstradimin e tij, raporton CNA.al.
https://www.portsmouth.co.uk/webimage/1.8856651.1553081004!/image/image.jpg" alt="Image result for Jhon Viafara" width="668" height="445" style="box-sizing: inherit; border-style: none; display: inline-block; vertical-align: middle; max-width: 100%; height: auto;">
Sipas informacioneve të para rezulton se Viafara, i cili ka luajtur 34 ndeshje me përfaqësuesen e Kolumbisë, akuzohet se ishte pjesë e një rrjeti narkotrafikantësh që ka dërguar rreth 4 tonë kokainë në SHBA. Pikërisht amerikanët kishin qenë ata që kishin ndjekur të gjithë operacionin duke sinjalizuar edhe policinë kolumbiane mbi vendndodhjen e ish-lojtarit.