Kancelarja gjermane, Angela Merkel u shpreh se Bashkimi Europian duhet të jetë i përgatitur për mundësinë që Britania e Madhe mund të largohet pa një marrëveshje javën e ardhshme.
“Ne duhet të bëjmë gjithçka deri në çastin e fundit për të arritur një Brexit të rregullt”, tha Merkel para gazetarëve në kuadër të bisedimeve në Bruksel me homologët e BE-së.
“Por ne duhet gjithashtu të jemi të përgatitur për mundësinë që kjo të mos ndodhë”, shtoi ajo.
Merkel e përshkruajti Brexit-in si një ngjarje me rëndësi historike duke shtuar se “kjo është arsyeja përse duhet të veprojmë me kujdes”