Një granatë ka shpërthyer në kosullatën ruse në Athinë. Mediat greke bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:20 të mëngjesit.
Dy persona kanë hedhur granatën në oborrin e konsullatës, raporton Kathimerini.
Më pas autorët janë larguar me një motoçikletë. Në vendgjarje shkuan forca të shumta policie, ndërsa po shqyrtohen kamerat e sigurisë.
Ndërkaq, rasti është marrë nën hetim nga Agjencia kundër terrorizmit