Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin deklaroi sot se SHBA-ja duhet të përgatitet për një Brexit të ashpër, tre ditë nga afati përfundimtar që Britania e Madhe mund të largohet nga Bashkimi Europian pa një marrëveshje.
“Mendoj se në këtë pikë, ne duhet të jemi të përgatitur për një Brexit të ashpër si mundësi shumë realiste”, tha ai para komisionit të shërbimeve financiare të Dhomës së Përfaqësuesve.
Nga ana tjetër, presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel janë shprehur në favor të një shtyre të Brexit maksimumi me një vit, ndërsa Parisi e ka kundërshtuar këtë afat kaq të gjatë.