Mijëra protestues janë mbledhur sot në protestën më të madhe ndonjëherë kundër Vuçiçit në Beograd nga koalicioni opozitar "Aleanca për Serbinë".
Fokusi i protestave është denoncimi i aferave të qeverisë dhe presidentit aktual, Aleksandër Vuçiç, si edhe apeli për përmbushjen e kërkesave për zgjedhje të lira dhe të ndershme, medie të pavarura dhe dorëheqjen e figurave politike kyç në qeveri.
Kreu i aleancës dhe kryetari i Partisë Demokratike në Serbi, Zoran Lutovaç, ka paralajmëruar se demonstrata e tyre nuk do të ndiqet me incidente apo sulme ndaj institucioneve, dhe u ka bërë thirrje mbështetësve që t'i shprehin qetësisht pakënaqësitë e tyre me partinë në pushtet.