Ka ndërruar jetë ish-presidenti peruan Alan Garcia, i cili qëlloi veten sot me një armë zjarri.
Ngjarja ndodhi pasi Policia shkoi ta arrestonte në shtëpinë e tij në kryeqytetin Lima
Radio RPP nga Lima, raportoi se ish shefi i Shtetit, u mbyll në dhomë dhe qëlloi veten në kokë kur pa të hynin agjentët e policië gjyqësore në rezidencën e tij.
Ai mbeti fillimisht i plagosur i rëndë, ndërsa ndërroi jetë në urgjencën e spitalit Casimiro në lagjen Miraflores.