Moti i keq në Britaninë e madhe ka shkaktuar 2 viktima. Viktimat janë dy vajza të reja të cilat humbën jetën në plazhin e Aberdeen në Skoci. Sipas BBC, skuadra e shpëtimit i gjeti të mbytyra pas një telefonate nga dikush që kishte parë dy persona në det.
Moti është shumë i keq në Skoci dhe mesa duket dy vajzat ishin notare ose bënin serf. Ato u transportuan direkt në spitalin e Aberdeen por edhe pas përpjekjeve të stafit mjekësor, ato nuk ia dolën të mbijetojnë. Sipas autoriteteve vendase vajzat nuk kishin shenja dhune dhe nuk ka dyshime për vrasje.
Rojet bregdetare i kanë bërë thirje qytetarëve që të mos provojnë notin këto ditë pasi ajri është shumë i fortë dhe dallgët shumë të mëdhaja.