Presidenti amerikan Donald Trump thotë se do të tërheqë Shtetet e Bashkuara jashtë marrëveshjes ndërkombëtare për Tregtinë e Armëve.
Marrëveshja e firmosur në 2013 nga Barack Obama, synon të rregullojë shitjen e armëve midis shteteve. Shoqata amerikane e armëve paralajmëron se kjo lëvizje mund të çojë në një amendament të dytë, ku çdokush mund të ketë të drejtë të mbajë armë. Trump paralajmëroi se do t’i kërkojë Senatit amerikan për të mos e ratifikuar paktin.
Amerika është eksportuesi më i madh në botë i armëve. Shitjet e tyre janë 58% më të larta se në Rusi, që renditet në vendin e dytë fill pas SHBA-ve.
Edhe përmes një deklarate zyrtare, Shtëpia e Bardhë tha se kjo marrëveshje ndërkombëtare për tregtinë e armëve ka dështuar në adresimin e problemeve për transferimin e armëve, kjo pasi 10 shtetet eksportuese më të mëdha të armëve, përfshirë këtu Rusinë apo Kinën, nuk e kanë firmosur atë.