Perandori i Japonisë, Akihito, 85 vjeçar, ka deklaruar se do të jap dorëheqje, duke i hapur rrugë kështu rrugën princit Naruhito, 59 vjeçar, që të jetë udhëheqës i perandorisë më të vjetër në botë. Ai e dha këtë lajm në kryeqytetin japonez, Tokio, ku edhe i përmendi arsyet, pse po e bën këtë veprim, që nuk ka ndodhur 200 vite në familjen perandorake, raporton BBC.
Ai ka kërkuar leje nga populli që ta lejojnë atë që të dalë në pension, me arsyen se për shkak të moshës dhe shëndetit, nuk është në gjendje t’i shërbejë vendit ashtu siç duhet.
Princi Naruhito, është pasardhësi dhe trashëgimtari i fronit, i cili pritet të bëhet perandori e do ta fillojë epokën e re perandorake.
Në Japoni, i pari i familjes mbretërore, nuk ka ndonjë rol politik, por i shërben popullit, si figura numër një e vendit.
Duke folur në fjalimin e tij të fundit si perandor, Akihito tha se “ai i uron Japonisë dhe botës paqe dhe prosperitet.”
“Jam thellësisht mirënjohës për njerëzit që më pranuan mua si simbol i perandorisë dhe vendit tonë”, shtoi ai.
Akihito ka shërbyer si perandor për 30 vite me radhe. Para tij ka qenë vëllai i cili ka shërbyer si i pari i vendit, ndërsa babai i tij, është perandori i cili e humbi Luftën e Dytë Botërore, dhe u detyra të largohet nga skena politike, duke i hapur rrugë demokracisë. Që nga ajo kohë, perandori japonez, ka rol simbolik.