Qyteti bregdetar i Puri dhe zonat e Orissas në Indi janë evakuuar pasi një ciklon i rrezikshëm ka rrethuar vendin.
Sipas BBC, cikloni me emrin ‘Fani’ është aq i fortë sa ecën me 175 km në orë dhe ka shkatërruar pemë, makina dhe shtëpi.
1 milion qytetarë kanë braktisur shtëpitë e tyre dhe janë pa strehë. Shteti i Indisë ka shpallur situatë emergjence dhe organizata ndërkombëtare kanë shkuar për të ndihmuar njerëzit që janë në rrugë.
Deri tani, ka 2 të vdekur shkruan Al Jazeera, ndërsa 3 persona janë zhdukur dhe kërkohen nga autoritetet vendase. Ka shumë shpresë se cikloni do të ndalojë së shpejti në mënyrë që njerëzit të kthehen në shtëpitë e tyre...