Trump, Putin diskutojnë marrëveshjen e re të mundshme bërthamore

Premte, 03 May 2019 22:20

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin kanë biseduar për më shumë se një orë të premten, duke diskutuar mundësinë e një marrëveshjeje të re bërthamore. Shtëpia e Bardhë tha se dy liderët kanë biseduar për denuklearizimin e Koresë së Veriut, krizën në Ukrainë dhe situatën politike në Venezuelë.

“Kisha një bisedë të gjatë dhe shumë të mirë me presidentin e Rusisë, Putin”, shkroi Trump në “Tëitter”. Ai tha se në takim u diskutua për tregtinë, Venezuelën, Ukrainën, Korenë e Veriut, armët bërthamore dhe hetimin e përbashkët të Robert Muller për ndërhyrjen ruse në 2016. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders iu tha gazetarëve se Trump e Putin diskutuan për mundësinë e një marrëveshjeje të re bërthamore shumëpalëshe midis Shteteve të Bashkuara, Rusisë dhe Kinës, ose një zgjatje të traktatit strategjik bërthamor të SHBA-së dhe Rusisë, raporton “Reuters”.

Sanders tha se biseda ishte në tërësi pozitive. Të dy burrat, të cilët biseduan në mënyrë joformale në një darkë të liderëve botërorë në Buenos Aires më 1 dhjetor, folën shkurtimisht për raportine Mueller. Zëdhënësja deklaroi se dy liderët politikë ranë dakord të mbajnë kontakte në nivele të ndryshme dhe shprehën kënaqësi për bisedën konstruktive.

Sanders deklaroi se Donald Trump i ka thënë Putinit se Amerika është në krah të popullit venezuelas. Traktati i ri START i vitit 2011, i vetmi pakt i kontrollit të armëve të SHBA-Rusi që kufizon armët strategjike bërthamore skadon në shkurt 2021, por mund të zgjatet për pesë vjet në qoftë se të dyja palët bien dakord.

Traktati i ri START kërkon që Shtetet e Bashkuara dhe Rusia të ndërpresin raketat strategjike të vendosura në jo më shumë se 1550 metra, nivelin më të ulët në dekada dhe të kufizonin sistemet e shpërndarjes – raketat me tokë dhe nëndetëse dhe bombat bërthamore.

Ai gjithashtu përfshin masa të zgjeruara të transparencës që kërkojnë nga secila palë të lejojnë tjetrën të kryejë çdo vit 10 inspektime të bazave strategjike bërthamore. Trump e ka quajtur traktatin START të ri një “marrëveshje të keqe” dhe “njëanshme”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...