Konflikti në rripin e Gazës vijon të përshkallëzohet pas sulmeve me raketa që konsiderohen më intensivet e kohëve të fundit.
Militantët palestinezë kanë leshuar të paktën 430 raketa në drejtim të Izraelit jugor.
Ushtria izraelite raporton se shumica e raketave janë shkatërruar nga sistemi mbrojrës por pavarësisht kësaj një person ka humbur jetën.
Kryeministri Benjamin Netanjahu njoftoi se kishte urdhëruar ushtrinë të kundërpërgjigjet me sulme masive mbi elementët terroristë në Rripin e Gazës dhe të përforcojë trupat me tanke, artileri dhe forcat e këmbësorisë.
Tensionet izraelito-palestineze kanë qenë të larta që nga marsi i vitit 2018, kur palestinezët filluan protestat masive të quajtura Marshi i Madh i Kthimit në kufirin e Gazës.
Që nga fillimi i protestave, rreth 300 protestues palestinezë jane vrarë dhe mbi 17,000 u plagosën në përleshjet me forcat izraelite të sigurisë.
Intesnsiteti i protestave ka rënë ndjeshëm nga muaji i kaluar për shkak të faktit se palët në konflikt kanë arritur, me ndërmjetësimin e Egjiptit dhe Kombeve të Bashkuara, të bien dakord për një armëpushim të përkohshëm me qëllim nisjen e bisedimeve.
Por tensionet u rritën për shakak të dyshimeve nga Hamasi se Izraeli po e vonon implementimin e armëpushimit të dakordesuar.