Prodhuesi amerikan i aeroplanëve, Boeing, e ka ditur se lloji i tij i avionëve 737 Max ka probleme. Kompania tha se ka qenë në dijeni për defektet një vit para se dy avionë të këtij lloji u përfshinë në aksidente fatale.
Boeing tha se, pa dashje, e ka bërë një njoftim për alarm opsional, në vend se ta bënte standard. Ky njoftim thuhet se u mundëson pilotëve të dinë se kur dy sensorë të ndryshëm raportojnë të dhëna kontradiktore.
Firma instistoi se një gjë e tillë nuk e ka rrezikuar sigurinë e fluturimit. Të gjithë avionët 737 Max janë hequr nga përdorimi në muajin mars, pasi një i tillë i kompanisë ajrore të Etiopisë është rrëzuar, duke shkaktuar vdekjen e të 157 njerëzve në bord. Pesë muaj më herët, 189 njerëz kanë vdekur nga rrëzimi i një avioni 737 Max në Indonezi.