El Salvador/ Rrëmbehet dhe vritet gazetarja

Hënë, 16 Prill 2018 18:36

Disa persona të panjohur në El Salvador kanë rrëmbyer dhe vrarë gazetaren Karla Lisseth Turcios. Sipas zyrtarëve të policisë trupi i gazetares së vrarë Turcios, është gjetur mbrëmë afër një autostrade, në afërsi të San Salvadorit.

Turcios ka punuar si gazetare në revistën "El Economista" të cilën e boton shtëpia mediatike La Prensa Grafica.

Agresori, ose agresorët e panjohur, të shtunën rrëmbyen 33-vjeçaren Turcios, në momentet kur ndodhej vetëm në shtëpi. Bashkëshorti dhe i biri i saj pas kthimit nga shëtitja kanë denoncuar zhdukjen.

Peshkopi, Jose Luis Escobar Alas, deklaroi se vrasje e gazetares Turcios paraqet sulm barbar mbi tërë shoqërinë.

Policia është duke vazhduar ende me hetimet.

Modifikuar më Hënë, 16 Prill 2018 18:40
Login to post comments