Ato që duhet të ishin debate në sallë lidhur me ndryshimet e parashikuara në ligjin që lejon dërgimin e të dyshuarve në Kinë për gjykim, kanë përfunduar në luftë të vërtetë mes ligjvënësve në parlamentin e Hong Kongut. Pas përleshjes, disa prej deputetëve janë lënduar dhe njeri u dërgua me urgjencë në spital.
Kritikët besojnë se ndryshimi i propozuar në ligjin e ekstradimit do të cënojë liritë që Hong Kongu gëzon aktualisht. Autoritetet nga ana tjetër këmbëngulin se ai është i nevojshëm në mënyrë që të arrijnë të ekstradojnë një të dyshuar për vrasje në Tajvan.
Sipas një ligjvënësi pro Pekinit, ajo fare ndodhi në sallën e parlamentit, ishte “një ditë e trishtuar për Hong Kongun”. Tensionet shpërthyen kur disa politikanë u hodhën mbi tavolina në mesin e një numri të madh gazetarësh të pranishëm, e nisën të luftonin mes tyre për të kapur mikrofonin.
Deputeti pro demokracisë Gary Fan u shemb përdhe e u nxor nga salla me barrelë, ndërsa më vonë një ligjvënës mbështetës i Kinës u pa ma krahun e fashuar.
Pekini e rifitoi në vitin 1997 kontrollin mbi ish-koloninë britanike me kushtin që për 50 vjet, do ta lejonte territorin të kishte një shkallë të lartë autonomie, duke përjashtuar këtu heshtjet e jashtme dhe ato të mbrojtjes.