Analisti Javuz Selim Demirag, i njohur si kritik i presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, është shtrirë për trajtim mjekësor në spital pasi u rrah nga një grup personash nën rrethana ende të pasqaruara, njofton gazeta turke Yenicag.
Gazeta shkruan se kolumnisti i saj Demirag është rrahur me shkopinj bejsbolli, ndërsa u sulmua nga pesë deri në gjashtë persona. Shkaku i sulmit është ende i panjohur. Incidenti ndodh në një kohë të tensioneve të larta mbi vendimin e Komisionit Suprem të Zgjedhjeve të Turqisë për të zhvlerësuar rezultatet e zgjedhjeve të kryebashkiakut në Stamboll dhe për të planifikuar një rivendosje më 23 qershor, shkruan KosovaPress.
Partia e Drejtësisë dhe Zhvillimit e Erdoganit pretendon se fitorja në Stamboll është marrë me mashtrime, ndërsa opozita thotë se presioni i qeverisë ndaj Komisionit Suprem Zgjedhor është i dukshëm.