Sulmohet rezidenca e ambasadës amerikane në Athinë. Mediat greke raportojë se rezidenca në të cilën jeton edhe ambasadori Jeffrey Paiat është sulmuar me tymuese dhe bojë nga anarkistët e grupit 'Rivikona'.
Mësohet se anëtarët e grupit anarkist shkuan me pesë makina jashtë rezidencës dhe hodhën bojë dhe më pas u zhdukën, ndërkohë kanë filmuar edhe ngjarjen. Ky është sulmi i tretë në rezidencën e Jeffrey Paiat dhe Ambasadës së SHBA brenda disa muajve.
Sulmi vjen pas një sërë protestash të anarkistëve për të lejuar terroristin e “17 Nëntorit” Dhimitris Kufondindas të dalë me leje nga burgu ku kryen dënimin për një sërë aktesh terroriste, mes tyre dhe atentate e vrasje.
Por nga ana tjetër, amabasadori Jeffrey Paiat e ka cilësuar ngjarjen si vandale duke shtuar se dëmtimi i pasurisë nuk konsiderohet kurrsesi protestë paqësore.