Ditën e sotme miliona australianë po votojnë në zgjedhjet e përgjithshme, për të zgjedhur midis fushatës së koalicionit konservativ për menaxhimin ekonomik si dhe ofertës së opozitës për veprime ndaj ndryshimeve klimatike dhe reformës së taksës.
Kryeministri, Scott Morrison i koalicionit Liberal-Kombëtar, ka qenë në fuqi që nga viti 2013, por është përballur me sfida pas disa sondazheve ndër vite, që adresojnë destabilitetin dhe problemet e brendshme partiake.
Një sondazh i fundit i realizuar nga Newspoll për gazetën e fundjavës në Australi “The Weekend”, tregon se opozita do të fitojë një përqindje prej 51.5 përqind.
Pushteti në Australi po sfidohet nga Bill Shorten, udhëheqës i partisë Laburiste dhe koalicionit të disa partive më të vogla.
Qendrat e votimit u hapën në orën 8:00 (të premten në 22:00 sipas orës lokale) dhe do të mbyllen në orën 18:00, (08:00, sipas orës lokale të shtunën).
Kryeministri Scott Morrison, tha gjatë votimit se nuk do të parashikojë rezultatin.
“Mendoj se do të jetë një natë e gjatë”, tha Morrison të shtunën. Gjithmonë kam thënë se këto zgjedhje do të jenë shumë të ngushta”, shtoi ai.
Rreth 17 milionë qytetarë me të drejtë vote pritet të marrin pjesë në votime.