Më shumë se dhjetëramijëra njerëz kanë protestuar të dielën në qytetet anembanë Evropës kundër populizmit të djathtë dhe nacionalizmit dhe para zgjedhjeve të Parlamentit Evropian nga 23 deri më 26 maj.
Nën sloganin “Një Evropë për të gjithë: Zëri juaj kundër nacionalizmit” u mbajtën në Berlin, Këln, Leipzig, Frankfurt, Munih dhe Hamburg, përcjell albinfo.ch.
Organizatorët nga më shumë se 70 grupe thonë se mbështesin Bashkimin Evropian, por kërkojnë ndryshime në politikën e migracionit si dhe mbështetjen për misionet e shpëtimit në Mesdhe.
Ka edhe mitingje të planifikuara nën sloganin “Ka urrejtje, ndryshim” në Budapest,Gjenevë, Utrecht, Varshavë, Bukuresht dhe qytete të tjera.