Dy ditë më parë kryeministri austriak Sebastian Kurz ka thirrur zgjedhje të parakohëshme dhe ka dhënë dorëheqjen pas largimit të zv.kryeministrit, që i dha fund koalicionit të tij qeverisës.
Kruz ka shkarkuar sot dhe ministrin e Brendshëm Herbert Kickl. Mirëpo me largimin e Kickl, ka reaguar menjëherë partia e ekstremit të djathë ku ai aderonte bashkë me zv.kryeministrin e përfshirë në skandal duke tërhequr nga qeveria gjithë ministrat e tjerë.
Partia e djathtë FPO kishte vënë si kusht, për të mos u tërhequr nga qeveria, paprekshmërinë e ministrit të Brendshëm, Kickl. Po sot residenti Alexander Van der Bellen vendosi mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në fillim të shtatorit, pas kërkesës së vetë kancelarit Sebastian Kurz.
Kujtojmë se zv.kryeministri Heinz-Christian Strache dha dorëheqjen të shtunën, pasi dy gazetat gjermane, 'Der Spiegel' dhe 'Sueddeutsche Zeitung', publikuan pamje filmike ku ai shfaqej tek i ofronte kontrata shtetërore një investoreje të dyshuar ruse, gjatë një feste në Ibiza të Spanjës.