Vijojnë arrestimet në SHBA vetëm për shkak të ngjyrës. Një tjetër ngjarje ka ndodhur në Philadelfia, ku policia ka arrestuar dy të rinj vetëm se ishin me ngjyrë. Dy të rinjtë me ngjyrë kishin hyrë në njërin nga lokalet e Starbucks, dhe po prisnin mikun e tyre me të cilin kishin planifikuar të takohen.
Por, befasisht ata u arrestuan nga policia, pa bërë asgjë të keqe. Policisë i kishte telefonuar punonjësi, kurse mysafirët tjerë filluan të ankohen te policët se ata nuk kanë bërë asgjë të keqe dhe se thjesht po arrestohen “vetëm pse janë të zinj”.
Lidhur me këtë veprim është kritikuar edhe kryetari i Philadelfia-s i cili nuk ka reaguar për racizëm, ndërsa zëdhënësi i policisë ka arsyetuar veprimin e policisë.
Ai tha se çdo polic e ka për obligim të reagoj nëse telefonohet nga pronari i lokalit dhe kërkon që personat që janë brenda të nxirren jashtë. Por vetëm pasi ngjarja u publikua në mbarë botën, zyrtarët e Starbucks kanë kërkuar falje.