Presidenti i SHBA, Donald Trump, bashkë me Mbretëreshën do të përkujtojnë sot në Portsmouth, 75-vjetorin e zbarkimit të aleatëve në Normandi në ditën e fundit të vizitës së tij në Mbretërinë e Bashkuar.
Theresa May do të presë 15 liderë në nder të operacionit më të madh tokësor, ajror dhe detar në histori. Personalitete nga çdo vend që luftoi në krah të Britanisë së Madhe do të ndjekin ceremoninë. Këto vende kanë nënshkruar një deklaratë për të përkujtuar ngjarjen duke o zotuar se tmerri i paimagjinueshëm i Luftës së Dytë Botërore të mos përsëritet.
Në një shpallje në kujtim të kësaj date , 16 firmëtarët përfshirë Britaninë dhe SHBA-në, angazhohen të punojnë së bashku për të zgjidhur tensionet ndërkombëtare në mënyrë paqesore.
Ceremonia që shënon zbarkimin e aleatëve në Francën veriore vjen një ditë pasi z. Trump pati një seri takimesh politike si pjesë e vizitës së tij shtetërore.