Kryeministrja britanike Theresa May, pritet që sot të dorëhiqet formalisht nga drejtimi i Partisë Konservatore duke hapur zyrtarisht garën për zgjedhjen e pasuesit të saj deri në fund të korrikut.
'May do të largohet nga posti i kryeministres vetëm pasi lideri i ri të ketë kaluar mocionin e besimit në Parlament', njoftoi kryeministria britanike.
Teknikisht, May mund t’i lërë menjëherë vendin liderit të ri të konservatorëve, pasi ky të zgjidhet. Kandidaturën për kryeministër e kanë shpallur tashmë edhe disa politikanë të tjerë, përfshirë ish-sekretarin e Jashtëm, Boris Johnson, dhe ish-kryetaren e Parlamentit, Andrea Leadsom.
May ka qenë nën presion për të dhënë dorëheqje pasi plani i saj për Brexit-in, përkundër tri përpjekjeve, nuk ka arritur të kalojë në Parlament.