Merkel kandidate për të drejtuar Komisionin Europian?

E mërkurë, 12 June 2019 20:17

Kancelarja gjermane Angela Merkel e ka mohuar vazhdimisht synimin për të vazhduar të qëndrojë në politikë pas mbylljes së mandatit si shefe ekzekutivi, por gjithmonë e më shumë po përmendet së fundmi mundësia që ajo të marrë në dorë drejtimin e Komisionit Europian!

Ideja që ky post t’i kalojë kandidatit kryesor, gjermanit Manfred Weber, i cili është njëherazi kreu i bllokut më të madh në Parlamentin Europian, PPE-së, përplasi Merkelin me Emmanuel Macron.

Presidenti francez këmbëngul ne formatimin e procesit në një kohë kur sipas proceduarve ekzistuese, kandidati kryesor i cili përfaqëson grupimin politik fitimtar në zgjedhjet për Parlamentin Europian, bëhet automatikisht drejtues i Komisionit.

Por mbështetjen që i mohon Weberit, Macron thotë se do t’ia jepte me kënaqësi Merkelit vetë! Në një intervistë për radio televizionin e Zvicrës, RTS, Macron u shpreh se nuk mund të flasë për kancelaren gjermane, megjithatë theksoi se do të mbështeste çdo përpjekje të saj për t’u bërë presidente e krahut ekzekutiv të bllokut europian.

Europës i nevojiten fytyra të reja, por edhe fuqi, citohet të ketë thënë ai. Mandati i kryetarit aktual të KE-së, Jean Cluade Juncker po i afrohet fundi dhe spekulimet se kush do të zërë vendin e tij, sa vijnë e shtohen.

Macron ka dalë hapur kundër Weberit me argumentin se ai është i panjohur për votuesit nëpër Europë ndërsa insiston se kësaj të fundit i nevojiten personalitete të fuqishme, njerëz me besueshmëri personale dhe aftësinë për t’i përmbushur siç duhet detyrat e pozicioneve që mbajnë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...