Trump konfirmon se SHBA ishte gati për goditje ndaj Iranit

Premte, 21 June 2019 17:49

Presidenti amerikan Donald Trump tha të premten se kishte hequr dorë nga një goditje ushtarake ndaj Iranit sepse një përgjigje e tillë ndaj rrëzimit të dronit amerikan nga ana e Teheranit do të shkaktonte humbjen e jetës së një numri të madh njerëzish. Media amerikane kishte njoftuar se Presidenti amerikan Donald Trump miratoi goditje ajrore ndaj Iranit të enjten, por më pas u tërhoq nga vendimi për t’i ndërmarrë ato.

Në një sërë postimesh në Twitter, presidenti Trump tha se sanksionet ekonomike ndaj Iranit, po jepnin efekt dhe sanksione të tjera ishin vendosur të enjten vonë, pas shkatërrimit të dronit amerikan nga një raketë iraniane tokë-ajër. Zoti Trump tha se plani kishte qenë për të goditur tre objektiva të ndryshme në përgjigje të rrëzimit të dronit dhe se i kishin thënë se 150 vetë do të kishin humbur jetën si pasojë e tyre dhe për këtë arsye ai ishte tërhequr.

Agjencia e lajmeve Reuters thotë se qeveria iraniane i tha se kishte marrë një mesazh nga Presidenti Trump përmes Omanit, ku ai paralajmëronte për një sulm të pritshëm ndaj Iranit. Reuters tha se përgjigjia e menjëherëshme e Teheranit ndaj mesazhit të Presidentit Trump ishte një paralajmërim i ashpër lidhur me pasojat “rajonale dhe ndërkombëtare” nëse Shtetet e Bashkuara ndërmerrnin veprime ushtarake.

Por një zyrtar iranian më pas mohoi që Irani të kishte marrë mesazh paralajmërimi. I dërguari amerikan për Iranin Brian Hook, i cili ishte për vizitë në Arabinë Saudite tha se është e rëndësishme të bëhet gjithçka për të qetësuar gjendjen. “Diplomacia jonë nuk i jep të drejtën Iranit që të përgjigjet me forcë ushtarake dhe Irani duhet t’i përgjigjet diplomacisë sonë me diplomaci, jo forcë ushtarake”, tha ai.

Por kreu i Divizionit të Hapësirës Ajrore të Gardës Revolucionare iraniane, Amirali Hajizadeh tha se Teherani kishte dërguar dy sinjale paralajmëruese 10 minuta para se të lëshohej raketa.

“Ata që kontrollonin dronin, i dëgjuan paralajmërimet por nuk u kushtuan vëmendje. Duke pasur parasysh se droni kishte shkelur kufijtë tanë, ai u vu në shënjestër nga raketa tokë-ajër e divizionit ajror të Gardës Revolucionare dhe u godit”, tha ai. Por Uashingtoni këmbëngul se droni ishte mbi ujra ndërkombëtare. Vendimi amerikan për t’u tërhequr nga goditjet ushtarake ndaj Iranit, duket se shmanj një konflik të mundshëm të armatosur që do të përfshinte pjesën më të madhe të Lindjes së Mesme.

Po ashtu duket se hap një shteg pët dialog mes dy vendeve kundërshtare. Të enjten në mbrëmje, Administrata Federale e Aviacionit lëshoi një urdhër urgjent përmes së cilit ndalonte të gjitha kompanitë ajrore amerikane që të lejonin avionë të hynin në hapësirën ajrore mbi pjesë të Gjirit Persik dhe atij të Omanit, zona ku u godit droni i Marinës amerikane nga Irani. Edhe disa linja ajrore ndërkombëtare, përfshirë KLM –në holandeze dhe Qantas të Australisë thonë se nuk do të fluturojnë mbi Ngushticën e Hormuzit. /Voa/

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...