Samiti G20 në Japoni, Trump i drejtohet Putin: Mos ndërhyni në zgjedhjet tona

Premte, 28 June 2019 21:17

“Ne jemi vendi më i përfolur në botë për momentin, dhe të gjithë dëshirojnë një pjesë tonën”, deklaroi presidenti amerikan, Donald Trump, që arriti në Japoni pas 15 orësh udhëtim nga Uashingtoni, për punimet e G20.

Mes liderëve me të cilët Trump bisedoi, ishte dhe presidenti rus, Vladimir Putin. “Ne kemi një marrëdhënie shumë të mirë dhe do të kalojmë momente mjaft të mira së bashku. Rezultate të shkëlqyera do të dalin nga kjo marrëdhënie”, shtoi Trump.

Kjo është hera e parë që dy liderët takohen pas përfundimit të hetimit të prokurorit special, i cili zbuloi se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës.

“Mos ndërhyni në zgjedhjet tona, zoti president. Thjeshtë mos ndërhyni”, deklaroi Trump. Të shtunën, presidenti amerikan do të takohet me homologun Kinez, Xi Jinping. Rezultati i bisedimeve të tyre për tregtinë do të ketë një efekt të rëndësishëm në ekonominë botërore.

Në G20 do të shqyrtohet dhe çështja e tensioneve mes SHBA-ve dhe Iranit. Presidenti amerikan tha se shpreson që kjo çështje të zgjidhet me diplomaci, por nuk përjashton zgjidhjen ushtarake.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...