SHBA, Kongresi në një ngërç politik për çështjen e emigracionit

Saturday, 13 July 2019 21:16

Demokratët e Kongresit po bëjnë presion për më shumë mbrojtje për azilkërkuesit në kufirin e vendit me Meksikën. Këtë javë ata publikuan një ligj që reflekton shqetësimin e tyre në rritje dhe irritimin rreth politikave të emigracionit të administratës Trump. Por republikanët akuzojnë demokratët se po refuzojnë të pranojnë se ekziston një krizë mbi emigrimin dhe se po e përkeqësojnë problemin.

Operacionet e pritshme të së dielës për të ndaluar emigratët pa dokumenta, kanë shkaktuar zemërim.

“Kjo nuk është çështje politike, por mendoj se është duke u përdorur në mënyrë të tillë. Kjo është një përpjekje humanitare që duhet të tejkalojë çdo qasje politike“, thotë Antonio Tijerino i Fondacionit për Trashëgimisë Hispanike.

Por emigracioni është një çështje që ka shkaktuar gjithnjë debat politik në Kongres dhe ka nxitur emocione të forta kur demokratët janë përballur me Presidentin Trump.

“Le t’i quajmë thirrjet e tij për ndalimin e emigrantëve ashtu sikurse janë në të vërtetë. Ato kanë si qëllim të ndajnë familje. Çfarë do t’u ndodhë këtyre njerëzve? Ku do të dërgohen ata pasi të jenë larguar nga fëmijët e tyre? Ata do të mbahen të ndaluar, atje ku edhe inspektori i administratës ka dokumentuar histori të panumërta për shkelje dhe abuzime me të drejtat e njeriut“, thotë ligjvënësja demokrate Linda Sanchez.

Objektet e ngritura në kufi nuk janë ndërtuar për ndalime afatgjata, i tha Kongresit Inspektorja e Përgjithshëm për Sigurisë Kombëtare në detyrë, Jennifer Costello.

“Autoritetet e patrullimit të kufirit kërkojnë ndihmë të menjëhershme për të menaxhuar mbipopullimin në këto objekte“.

Ligjvënësit demokratë, të cilët vizituan së fundmi këto objekte thonë se azilkërkuesit jetojnë në kushte mjerane.

“Nuk duhet ta bëjmë këtë gjë. Nuk duhet të mbipopullojmë këto objekte, të mbajmë njerëz të ndaluar dhe të mos ofrojmë burime. Nuk ka nevojë që ne të arrestojmë njerëz të pafajshëm dhe t’i trajtojmë ata si kriminelë, kur ata kërkojnë të drejtat e tyre bazike”, tha ligjvënësja demokrate Alexandria Ocasio-Cortez.

Alexandria Ocasio-Cortez është një prej disa demokratëve të rinj që akuzojnë Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi për dështim për të udhëhequr gjatë administratës Trump. Zonja Pelosi shpalosi një projekligj të ri këtë javë, që trajton disa prej shqetësimeve të azilkërkuesve.

“Nuk është kurrë vonë për të bërë gjënë e duhur për fëmijët. Siç i thonë një fjale: Unë jam një luaneshë dhe do të mbroj këlyshët e mi. Pra ne do të përdorim çdo taktikë legjislative që kemi në dispozicion“, thotë Nancy Pelosi, Kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve.

Por ky ligj, që forcon mbikëqyrjen e Kongresit ndaj politikave të emigracionit të administratës Trump, nuk pritet të miratohet në Senat, që kontrollohet nga republikanët. Partia e Presidentit thotë se problemi qëndron tek mungesa e fondeve.

“Objektet tona aktuale kufitare nuk janë të projektuar për të trajtuar numrat aktualë të azilkërkuesve. Patrulla e Kufirit dhe agjencia për Emigragionin dhe Forcimin e Kufirit po bëjnë gjithçka munden, me burimet jashtëzakonisht të kufizuara që kanë në dipozicion. Ata e kuptojnë që nuk kanë mjetet dhe burimet e duhura që thjesht të nisin të mendojnë për të zbutur ndikimin që kartelet e drogës në vendin tonë, pasi autoritetet e Patrullimit të Kufirit janë të nënvlerësuara dhe të pafinancuara dhe Kongresi nuk ka bërë asgjë për t’i ndihmuar“, thotë ligjvënësi republikan Michael Cloud.

Demokratët hezitojnë të rrisin fondet për agjencitë, që sipas tyre, janë vetë problemi. Një kompromis politik mbi këtë çështje nuk ka gjasa të arrihet.

“Duhet që të mbajmë këta njerëz përgjegjës për ligjet në Senat dhe në Kongres, të gjithë duhet të jenë përgjegjes. Kjo është kriminale“, thotë Evelyn DeJesus e Federatës Amerikane të Mësuesve.

Në këtë situatë, presioni publik nuk është i mjaftueshëm për të thyer ngërçin e krijuar në Kongres./VOA

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...